Çfarë ka të re

Mirë se vini në forum vizitor, CokoForum i Shoqërisë Shqiptare

Për të hyrë në përmbajtjen e forumit dhe të gjitha shërbimet tona, duhet të regjistroheni ose të identifikoheni në forum. Anëtarësimi në forum është plotësisht falas.

Beni pyetje

Bëni pyetje dhe merrni përgjigje nga komuniteti ynë

Përgjigju

Përgjigjuni pyetjeve dhe bëhuni ekspert në temën tuaj

Kontaktoni Stafin

Ekspertët tanë janë të gatshëm t'u përgjigjen pyetjeve tuaja

  • CokoForum.NeT është platformë diskutimesh ku mund te marrë pjesë cdokush në tema apo dhe argëtim midis anëtarësh. Ju ftojmë të regjistroheni ose aksesoni llogarinë tuaj në menyrë që të kaloni një eksperiencë virtuale sa më të bukur!

Cfar eshte “filozofia”?!

Tigi

Princeshat e cokollatës
Filozofia merret me problemet e përgjithshme dhe fundamentale rreth çështjeve si ekzistenca, dituria, e vërteta, bukuria, ligji, drejtësia, vlefshmëria, mendja, dhe gjuha.Filozofia dallohet nga mënyrat e tjera të zgjidhjes së këtyre problemeve (siç janë misticizmi ose mitologjia) nga qasja kritike dhe sistematike e saj si dhe mbështetja në argumente të arsyeshme.Fjala rrjedh nga greqishtja: φιλοσοφία, philosophía, "dashuria për dituri".1638648524680.jpeg

Deget kryesore te studimit filozofik jan :
  • Metafizika, e cila merret me natyrën e qenies dhe botën. Degë tradicionale të saj janë kozmologjiadhe ontologjia;
  • Epistemologjia, e cila merret me natyrën dhe përfshirjen e diturisë, dhe se a është e mundur dituria. Ndër çështjet kryesore të saj është sfida e paraqitur nga skepticizmi dhe marrëdhëniet mes të vërtetës, besimit, dhe justifikimit;
  • Etika, ose 'filozofia e moralit', e cila merret me pyetjet se si duhet të veprojnë njerëzit, nëse këto pyetje janë të përgjegjshme. Degët kryesore të etikës janë meta-etika, etika normative, dhe etika e aplikuar. Meta-etika merret me natyrën e mendimit etik, krahasimit me sisteme etike të ndryshme, nëse ka apo jo të vërteta absolute etike, dhe si do të mund të njiheshin këto të vërteta. Etikës i bashkangjitet edhe ideja e moralit. Dialogjet e hershme të Platonit përfshijnë një kërkim mbi definicionin e virtytit;
  • Filozofia politike, e cila studion qeverisjen dhe marrëdhëniet mes individëve dhe komuniteteve me shtetin. Ajo përfshin pyetjet mbi drejtësinë, të mirën, ligjin, pronën, dhe të drejtat dhe obligimet qytetare;
  • Estetika, e cila merret me bukurinë, artin, kënaqësinë, vlerat emocionale, perceptimin, dhe çështjet mbi shijen dhe ndjenjat;
  • Logjika, e cila merret me mënyrat e të menduarit që çojnë nga premisat e vërteta tek konkluzionet e vërteta, e zhvilluar fillimisht në Greqinë antike. Duke filluar në shekullin e 19të, matematikanë si Frege u fokusuan në trajtimin matematik të logjikës, dhe sot subjekti i logjikës ka dy ndarje të gjëra: logjika matematike (logjika formale simbolike) dhe ajo që quhet logjika filozofike;
  • Filozofia e mendjes, e cila merret me natyrën e mendjes dhe marrëdhëniet e saj me trupin, dhe karakterizohet me mosmarrëveshjet mes dualizmitdhe materializmit. Në vitet e fundit janë paraqitur ngjashmëri të shumta mes kësaj dege të filozofisë dhe shkencës kognitive;
  • Filozofia e gjuhës, e cila është hulumtimi i arsyeshëm në natyrën, origjinën, dhe përdorimin e gjuhës;
  • Filozofia e fesë është degë e filozofisë që bën pyetje rreth fesë.
Pa he me thoni e dinit cfar eshte filozofia ?😝
 

guest39

Anetar i ri
ANETAR ✓
Nga t’a dime ne kur dihet qe per ta ditur do duhet ta dish ate qe ti s’e ke ditur akoma por qe po mundohesh per t’a ditur?
 
shape1
shape2
shape3
shape4
shape7
shape8
Top