Çfarë ka të re

Mirë se vini në forum vizitor, CokoForum i Shoqërisë Shqiptare

Për të hyrë në përmbajtjen e forumit dhe të gjitha shërbimet tona, duhet të regjistroheni ose të identifikoheni në forum. Anëtarësimi në forum është plotësisht falas.

Beni pyetje

Bëni pyetje dhe merrni përgjigje nga komuniteti ynë

Përgjigju

Përgjigjuni pyetjeve dhe bëhuni ekspert në temën tuaj

Kontaktoni Stafin

Ekspertët tanë janë të gatshëm t'u përgjigjen pyetjeve tuaja

  • CokoForum.NeT është platformë diskutimesh ku mund te marrë pjesë cdokush në tema apo dhe argëtim midis anëtarësh. Ju ftojmë të regjistroheni ose aksesoni llogarinë tuaj në menyrë që të kaloni një eksperiencë virtuale sa më të bukur!

Gëzuar (Nevruz) 🤲🏻

Tigi

Princeshat e cokollatës
1FE0349F-6B60-496E-BAFF-87701617ABDD.jpegNevruzi (persisht: نوروز‎ Nowruz, [nouˈɾuːz]; "ditë e re") është emri i vitit të ri iranian, i njohur edhe si Viti i Ri pers. Dita e Sulltan Novruzit e ditëlindjen e Imam AliutQabe. Në këtë ditë çdo gjë ringjallerohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.


"Nevruzi" vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa "Sulltan" është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite. Festa e Sulltan Novruzit ka mbërritur në viset shqiptare së bashku me besimin bektashian, në shekujt XV-XVI. Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar. Diktatura komuniste në Shqipëri, e prirur drejt ateizmit, në vitin 1967 i mbylli të gjitha objektet e kultit, përfshi ato të besimit bektashian.

Në Shqipëri Dita e Novruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Sekti i bektashinjve është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë dhe në Maqedoni, ku krahas sunitëve ata përbëjnë popullsinë shqiptare të besimit mysliman.

Dita e Novruzit festohet edhe ne vende te tjera të botës myslimane (Ymmeti), në ditë që variojnë nga 20 deri më 26 mars .


Dita e sulltan Novruz paraprin ardhjen e muajt te bekuar te ramazanit 🤲🏻 . Sipas kalendarit mysliman kete vit dita e sulltan Novruz eshte neser me dat 22-03-2022 . Uroj tju ket gjetur me zemren plot ky vit ❤️
 
shape1
shape2
shape3
shape4
shape7
shape8
Top