Çfarë ka të re

Mirë se vini në forum vizitor, CokoForum i Shoqërisë Shqiptare

Për të hyrë në përmbajtjen e forumit dhe të gjitha shërbimet tona, duhet të regjistroheni ose të identifikoheni në forum. Anëtarësimi në forum është plotësisht falas.

Beni pyetje

Bëni pyetje dhe merrni përgjigje nga komuniteti ynë

Përgjigju

Përgjigjuni pyetjeve dhe bëhuni ekspert në temën tuaj

Kontaktoni Stafin

Ekspertët tanë janë të gatshëm t'u përgjigjen pyetjeve tuaja

  • CokoForum.NeT është platformë diskutimesh ku mund te marrë pjesë cdokush në tema apo dhe argëtim midis anëtarësh. Ju ftojmë të regjistroheni ose aksesoni llogarinë tuaj në menyrë që të kaloni një eksperiencë virtuale sa më të bukur!

Gjuhë programimi

AlbaniaIrc

Dont Toch The Fire
ADMIN COKO
Gjuha programuese është një vegël informatike e përpiluar nga operacionet matematikore që shërben për të shkruar doene të cilat përcillen në veglat (makinat vizuale konvertuese) për të fituar kode në gjuhën e makinës. Përndryshe gjuha programuese është një gjuhë e shkruar e cila nuk flitet dhe që përmban nje bashkësi të rregullave e që shërben si vegël për komunikimin në mes të progeamuese zhvilliesve dhe makinave intelegjente (zakonisht kompjuteri) apo gjësendi që është në gjendje të kuptojë atë gjuhë. Me ndihmen e tyre përpilohen vegla dhe programe informatike më të zhvilluara që luhen nga veglat elektronike të dirigjuara nga mikroproçesorët.

Për gjuhët programuse flite në rastet kur përdoret një bashkësi e përpiluar nga disa fjalë-urdhëresa e komanda (zakonisht me prejardhje nga anglishtja) dhe disa rregulla të përdorimit të tyre. Me ndihmën e kësaj bashkësie pregatite një program sipas të cilit vepron makina, sistemi operes i makinave intelegjente apo gjësend tjetër që ka aftësi të i lexoi programin e pregatitur.
 

AlbaniaIrc

Dont Toch The Fire
ADMIN COKO
Gjuhë programimi është gjuhë e cila përmban nje bashkësi të rregullave me anë të cilave i urdhërojme kompjuterat të bejne diçka ose i japim udhezime. Varësisht nga sasia e rregullave, e udhëresave, e komandave dhe aftësit e kombinimit të tyre pra varësisht nga afërsia e tyre me gjuhën e makinës apo të njeriut, flite për gjuhë të nivelt të lartë dhe ultë makinore. Programet jane editori,kompajleri, linkeri,louderi,debageri Gjuha programore është në nivel më të lartë se gjuha makinerike e cila përbëhet prej bitave (binary digits) , 1 dhe 0 dhe të cilën në fakt e "kupton" procesori i kompjuterit dhe me anë të cilës në kohët e hershme te informatikës janë zbatuar programet e para. Mirëpo, pasiqë gjuha makinerike është e veshtire për t´u kuptuar dhe zbatuar, dhe eshtë e veshtire që komandat (udhezimet) të mbahen mend (çdo udhezim duhet të shënohet me anë te numrave 1 dhe 0), vjen deri te krijimi i gjuhëve programore të cilat në fakt janë përkthim i urdherave me bita (1 dhe 0) në një gjuhë që mundet të mbahet në mend leht dhe me anë të së cilës mund të programohet.

Gjuhët programore zakonisht përmbajn shprehje në gjuhën angleze. Për shembull:

if (a>2) then a=3;

ku if dhe then janë fjalë që prej gjuhës angleze përkthehen sikur:

nëse (a>2) atëher a=3;

Pra këtu, fjalën if pjesa procesuese (procesori) e kompjuterit automatikisht e "përkthen" ne BIT-a (ang. binary digits). P.sh.: 101010101000.

Ky "përkthim" bëhet me anë të një pjese të gjuhës programore që poashtu është softuer(program) që quhet perpilues(ang. compiler-perpilues,perpunues). Perpiluesi pra, bën "përkthimin" e shprehjeve siç janë if-then në BIT-a(101010101) të cilat i kupton kompjuteri.

Sot, janë një numër i konsiderueshëm i gjuhëve programore. Ndër gjuhët më të njohura janë: C, C++, Java, Pascal, Delphi etj...
 

AlbaniaIrc

Dont Toch The Fire
ADMIN COKO
Funksionet C++

Gjatë shkruarjes së programeve të ndryshme përdoren biblioteka me funksione të gatshme, të përcaktuara nga përpiluesi i kompajlerit të gjuhës C++. Por, edhe vetë shfrytëzuesi mund të përcaktojë funksione të ndryshme dhe t'i shfrytëzojë ato sipas nevojës. Një grumbull i komandave të caktuara brenda programit mund të përsëritet më shumë herë. Me qëllim të thjeshtimit të shkruarjes së programit, grumbulli i tillë deklarohet si pjesë e veçantë, e cila quhet nënprogram. Pastaj, nënprogrami thirret përmes emrit të tij, sa herë që nevojitet. Në gjuhën C++ shfrytëzohen vetëm tipe të nënprogrameve që njihen si funksione (Ang. Function). Prandaj, zakonisht, në këtë gjuhë, kur flitet për nënprograme, mendohet në përcaktimin dhe në shfrytëzimin e funksioneve të ndryshme. Në fillim të librit është përmendur funksioni main(), i cili paraqitet në çdo program. Gjithashtu, në pjesët paraprake janë përdorur disa funksione matematikore të cilat gjenden në kuadër të modulit math.h. Kurse në fund të këtij kapitulli jepen shembuj të tjerë të shfrytëzimit të funksioneve matematikore nga moduli në fjalë. Njëkohësisht, shpjegohet përdorimi i disa funksioneve nga biblioteka përkatëse për punë me stringje.
 

AlbaniaIrc

Dont Toch The Fire
ADMIN COKO

Definimi dhe thirrja e funksioneve​

Nënprogramet përmes së cilave definohen funksione të zakonshme shkruhen në kuadër të programit tek i cili shfrytëzohen. Nënprogrami me titullin main(), ku thirren funksionet, njihet edhe si program kryesor. Gjatë ekzekutimit të programit, në momentin kur kompjuteri e takon emrin e një funksioni, ekzekutimi vazhdon me komandat e përfshira brenda nënprogramit. Kur përfundon ekzekutimi i komandave të nënprogramit, procedura e ekzekutimit vazhdon me komandat vijuese të programit, të cilat gjenden menjëherë pas emrit të funksionit. Në formë të përgjithshme, definimi i një funksioni duket kështu :

tipi emri(t1 f1, t2 f2, ..., tn fn) {

x;
return r;

}

ku janë :

  • tipi - tipi i rezultatit të funksionit.
  • emri - emri i funksionit, i zgjedhur lirisht si identifikator.
  • f1, f2, ..., fn - parametrat formalë.
  • t1, t2, ..., tn - tipet e parametrave formalë.
  • x - komanda të ndryshme brenda trupit të funksionit.
  • r - rezultati të cilin e jep funksioni.

Shembull:​

Programi përmes së cilit llogaritet sipërfaqja e katërkëndëshit me brinjët a dhe b, duke e shfrytëzuar funksionin Dita.

a. Varianti pa nënprogram​

// Programi funk1a

  1. include <iostream>
using namespace std;

int main() {

float a,b;
double s;
cout << "\nBrinja a: ";
cin >> a;
cout << "\nBrinja b: ";
cin >> b;
s=a*b;
cout << "\nSipërfaqja s="
<< s
<< "\n\n";

return 0; }

b. Varianti me nënprogram​

// Programi funk1b

  1. include <iostream>
using namespace std; double Dita(float x,float y); int main() {

float a,b;
double s;
cout << "\nBrinja a: ";
cin >> a;
cout << "\nBrinja b: ";
cin >> b;
s=Dita(a,b);
cout << "\nSipërfaqja s="
<< s
<< "\n\n";

return 0; } // Nënprogrami Dita double Dita(float x,float y) {

return x*y;

}

 

AlbaniaIrc

Dont Toch The Fire
ADMIN COKO

Llogaritje komplekse brenda funksionit​

Brenda funksionit mund të paraqiten edhe llogaritje më komplekse. Por, në fund, variabla në të cilën përfshihet rezultati i të gjitha llogaritjeve përsëri duhet të shënohet te komanda return.

Shembull:​

Programi përmes së cilit llogaritet prodhimi i numrave natyrorë mes m dhe n, duke e shfrytëzuar nënprogramin prodhimi.

// Programi funk2

  1. include <iostream>
double prodhimi(int m,int n);

using namespace std;

int main() {

double p;
int m,n;
cout << "\nVlera e variablës m: ";
cin >> m;
cout << "\nVlera e variablës n: ";
cin >> n;
p=prodhimi(m,n);
cout << "\nProdhimi p="
<< p
<< "\n\n";

return 0; } // Nënprogrami prodhimi

double prodhimi(int m,int n) {

double p;
int i;
p=1;
for (i=m;i<=n;i++)
p=p*i;
return p;

}
 
shape1
shape2
shape3
shape4
shape7
shape8
Top